×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici i lënduar mbrëmë në Zveçan dërgohet në QKUK, do t’i nënshtrohet një intervenimi

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 10:53

    Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Luljeta Zhubi, ka dhënë detaje rreth gjendjes së policit, i cili u plagos mbrëmë në Zveçan.

    Zhubi tha se gjendja e tij është stabile, derisa tregoi se është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    Ajo tregoi se polici i plagosur është i moshës 40-vjeçare dhe se vjen nga Ferizaj.

    “Zyrtari policor është pranuar në ora 1:40 në Spital. Është nis rreth ors 08:20 për në QKUK. Gjendjen e ka stabile. Është i plagosur me një plumb rreth zonës së krahërorit. Është nga Ferizaj dhe është i moshës 40-vjeçare”, ka deklaruar Zhubi për T7.

    Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreh orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

    Si pasojë e këtij incidenti, Policia tha se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë.

    “Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

    Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!