×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici që u vra në Zhur ishte ndër pjesëtarët e parë të UÇK’së

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 13:03

    Shpërthimi i një bombe, gjatë një aksioni policor anti-drogë, në fshatin Zhur të Prizrenit, i morri jetën policit Sami Thaqi nga Malisheva.


    Polici malishevas ka lënë pas vetës tre fëmijë.

    Ai, në rajonin prej nga vinte, njihej si nder ish-pjesëtarët e parë të UÇK-së, shkruan Reporteri.net.

    Sami Thaqi kishte qenë vetëm 16 vjeç, kur ishte bërë pjesë e grupeve çlirimtare, që morën rrugë për në Shqipëri, për tu armatosur për të luftuar kundër pushtetit serb të Millosheviqit.

    Vdekjen e tij, mbrëmë, e kanë konfirmuar autoritetet e sigurisë në vend, sikurse edhe kolegë dhe familjar të Thaqit.

    Përveç Sami Thaqit, në operacionin anti-drogë në Zhur të Prizrenit, nga shpërthimi i një bombe, mbeten të plagosur edhe dy pjesëtarë tjerë të Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Të mërkurën, në fshatin e lindjes së Thaqit, Shkarashnik të komunës së Malishevës, familja e policit të vrarë ka hapur të pamën.

    Varrimi i tij është njoftuar të ndodhë, po sot. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!