×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia aksion në Gjakovë: Kapen kallasha, revole e boksa hekuri

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 14:41

    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar një operacion në qytetin e Gjakovës me ç’rast gjatë bastisjes janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit dhe mjete tjera të ftohta.


    Në mesin e armëve të konfiskuara janë, 2 kallash, revole, fishekë etj, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i policisë:

    Sot me datën 17.10.2019, pas një pune operativo-hetimore, Njësia e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, kanë realizuar një operacion policor.

    Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhërkontrollit të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

    Plani operativ ‘ARMËT’ është kryer në fshatin Fshej të Gjakovës, me ç’rast gjatë bastisjes janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit dhe mjete tjera të ftohta si:
    · 2 AK 47,
    · 1 revole,
    · 290 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
    · 7 karikatorë të armëve AK-47
    · 4 copë krehër të fishekëve
    · 1 pastrues të armëve,
    · 2 shufra metalike,
    · 3 thika ushtarake,
    · 1 boks të hekurt.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbulimin dhe parandalimin e dukurive negative, përfshirë edhe parandalimin e posedimit të armëve ilegale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!