×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia aksion në rajonin e Pejës, dyshime për trafikim armësh

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 9:22

    Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka zhvilluar një aksion në rajonin e Pejës bashkë me drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar.


    Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës për Gazetën Reporteri.net, ku kanë njoftuar se operacioni lidhet me dyshimet për trafikim armësh.

    “Ju informojmë se sot me datë 29.09.2020, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitë relevante të PK-së, ka filluar me një operacion policorë në Rajonin e Pejës, lidhur me veprën penale, “Trafikimi me Armë””, thuhet në përgjigjen e policisë, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani për Reporteri.net. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!