×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston 21-vjeçarin në Pejë, ia gjejnë 31 qese me marihuanë në çantë

    Reporteri
    18 Tetor 2021 | 19:44

    Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar në Pejë i dyshuar për shitblerje të substancave narkotike.

    Rasti ka ndodhur në orën 12:40 të ditës së sotme, ku zyrtarë policor të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, kanë realizuar një operacion policor në identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar.

    I dyshuari është identifikuar në rrugën “Ëesley Clark” në afërsi të Spitalit Regjional të Pejës, ku ka qenë duke lëvizur në këmbë dhe pas kontrollit të realizuar në çantën e tij janë gjetur 31 qese të vogla me substancë narkotike ‘Marihuanë’.

    Njoftimi i plotë:

    Bazuar në informatat inteligjente për dyshim në shitblerje të substancave narkotike, sot rreth orës 12:40, zyrtarë policor të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, kanë realizuar një operacion policor në identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar.

    Me ç’rast në rrugën “Wesley Clark” në afërsi të Spitalit Regjional në Pejë, është ndaluar dhe identifikuar i dyshuari me iniciale E.G. (viti i lindjes 2000) shtetas kosovar i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë, dhe pas kontrollit të realizuar në çantën e tij janë gjetur dhe sekuestruar provat si në vijim:

    “Tridhjetë e një (31) qese të vogla të mbështjellura me folijë alumini ku dyshohet të jenë me substancë narkotike Marihuanë, me sasi 34.8 gram. Tetëdhjetë e tetë (88) €uro para të gatshme; Një (1) telefon Iphon X; Një (1) brisk prej 15 cm, me teh prej 6 cm (ngjyrë e zezë dhe metalike); Një (1) pako cigare; Një (1) parfum”, njofton policia.

    Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Ndërsa, është iniciuar rasti për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas kodit penal të RKS-së.

    I dyshuari i potencuar më lartë me iniciale, me urdhër të Prokurorit ndalohet për 48 orë, përderisa hetime të mëtejme janë në proces nga njësit i anti-drogës në Pejë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!