×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston 31 vjeçarin, dyshohet që ia vodhi 50 mijë euro punëtores së ETC-së

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 16:15

    Policia e Kosovës ka arrestuar një 31 vjeçar, i cili më datë 26 tetor të vitit të kaluar dyshohet se ia ka vjedhur 50 mijë euro një punëtoreje të ETC-së e cila ishte duke i deponuar në bankë, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

    Borovci ka thënë se Policia e rajonit të Prishtinës në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si autor të veprave të inkriminuara, sot ka kryer një operacion të gjerë cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për grabitje.

    “Ngjarja ka ndodhur më 26.10.2020, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, me ç’ rast nga personeli i një subjekti afarist, ishte grabitur një vlerë e konsiderueshme parash, përderisa po i transportonin ato për t’i deponuar në bankë”, tha ai.

    Sipas Borovcit operacioni i bastisjes është kryer sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Shtedim të Podujevës.

    “Policia ka arritur të arrestoj të dyshuarin; A. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet të jetë përfshirë në rastin e sipër cekur”, ka thënë Borovci.

    Sipas tij po ashtu janë policia ka sekuestruar edhe një automjet të llojit Pick-Up, i cili bazuar në rezultatet e hetimit të deritanishëm dyshohet të jetë automjeti i shfrytëzuar për ikje.

    “Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar më tej”, tha ai.

    Kujtojmë se nga 01 janari 2021 e deri më sot, në kuadër të realizimit të urdhëresave, urdhër arresteve si dhe letër rreshtimeve, policia e rajoni të Prishtinës ka kryer 223 arrestime të personave të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga Gjykata si autor të veprave të ndryshme penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!