Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili kishte plagosur me armë zjarri një person tjetër në Drenoc të Prishtinës.
Në raportin 24 orësh, thuhet se në pistoletën e të arrestuarit janë sekuestruar 11 fishekë, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Fsh. Drenovc, Prishtinë 06.11.2024 – 14:53. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa një pistoletë me 11 fishekë është sekuestruar”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.