×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia detyron heqjen e karrigeve para kafiterive në sheshet e Prishtinës, aty po mblidheshin qytetarë

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 12:50

    Për shkak të situatës së krijuar me koronavirus qeveria e Kosovës ka marrë disa masa, ku një prej tyre është edhe mbyllja e restoranteve, qendrave tregtare në mënyrë që të mos bëhen grumbull njerëzish.


    Këtë vendim po e respektojnë të gjitha lokalet, ku përveç marketeve, barnatoreve e furrave të bukës të tjerat janë të mbyllura.

    Edhe pse kafiteritë janë të mbyllura, Policisë së Kosovës sot i është dashur të ndërmarrë veprime.

    Reporteri.net ka realizuar një video ku shihet se si policia i kërkon një lokali në sheshin “Nënë Tereza” që t’i heq karriget e vendosura para saj, për arsye se qytetarët po i shfrytëzonin të uleshin aty.

     

    Ulja e tyre në karrige po shkaktonte grumbullim të qytetarëve që paraqet rrezik për transmetim eventual të koronavirusit, andaj edhe ka ndërhyrë policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!