×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia dhe inspeksioni po i gjobisin qytetarët pa maska në sheshin e Prishtinës

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 10:17

    Policia së Kosovës dhe Inspeksioni po inspektojnë edhe sot në rrugët dhe sheshet e Prishtinës.


    Çdo person i cili nuk bartë maskë, po ndalohet nga policia.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar foto dhe video ku shihet se si policia dhe inspeksioni ndalojnë një qytetar në sheshin “Nënë Tereza” i cili ishte pa maskë dhe më pas e gjobisin.

     

    Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka bërë që institucionet të marrin vendim që bartja e maskës të jetë obligative.

    Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, është rikthyer ora policore nga 21:00 deri 05:00 të mëngjesit me vendim të qeverisë në komunat: Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Prizren, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë dhe Mitrovicë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!