×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Inspektorati mbyllin lokalet në Prizren

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 21:50

    Nuk është krejt qetësi. Edhe pas masave të marra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në Prizren dita nisi jo aq zymtë.


    Disa lokale nuk kishin përfillur vendimet e ekzekutivit për të ndaluar funksionimin e tyre.

    E edhe qytetarët iu kishin përgjigjur pozitivisht duke dal nëpër kafene.

    Por inspektorati bashkë me policinë po siguroheshin që të evitoheshin veprime të tilla, të cilat mund të paraqesin rrezik.

    Të vetmet lokale të cilat kishin leje për të qëndruar të hapura ishin marketet, mishtoret e furrat.

    Shitja e karburanteve do të lejohet, por jo edhe qëndrimi në hapësira të tyre siç mund të ofrohet zakonisht.

    Ndonëse lokalet po mbylleshin, njëjtë nuk po vepronin edhe qytetarët.

    Mbyllja e kafeneve është vetëm një nga 10 vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!