×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e konfirmon vdekjen qytetarit që ra nga 40 katëshja

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 18:48

    Një person ka vdekur pasditen e sotme në Prishtinë. I ndjeri kishte rënë nga hapësira e ashensorit në ndërtesën 40 katëshe në Prishtinë.


    Lajmi për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

    “Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, ka thënë Flora Ahmeti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!