×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës arreston një person të dyshimtë që po kërkohej nga Interpol

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 21:29

    Policia e Kosovës ka arrestuar së fundi një person i cili ishte në kërkim ndërkombëtarë.


    I njëjti po kërkohej nga Interpol-i, për vepra penale përfshirë këtu trafikimin me narkotikë.

    “Në këtë kontekst Policia e Kosovës në Prizren, dje ka pranuar informacione se një person i dyshuar i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare-INTERPOL, për vepra penale përfshire trafikimin me narkotik, ndodhet në rajonin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin për media.

    Poashtu u theksua se me të marrë informatën janë ndërmarrë veprime aktive policore në funksion të identifikimit dhe lokalizimit të personit me kërkim ndërkombëtar në kuadër të Policisë së Kosovës, si dhe prokurorisë kompetente i pandehuri është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!