×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës parandalon trafikimin e tri viktimave, reagon Ambasada Amerikane

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 15:58

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar pas një hetimi të bërë nga Policia e Kosovës, që parandaluan trafikimin e tri viktimave të moshës 17-vjeçare.


    Ambasada amerikane ka lavdëruar punën e policisë, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter.

    “Një hetim nga Policia e Kosovës në lidhje me Hetimet për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, rezultoi që tri viktima të moshës 17-vjeçare të marrin ndihmën e nevojshme, si dhe u bë një arrestim. Ne e përgëzojmë punën e policisë, të cilët janë shprehur të gatshëm që të mbrojnë këta viktima që janë të cenueshëm nga krimi”, thuhet në shkrimin e publikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!