×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës realizon aktivitete sensibilizuese kundër trafikimit me njerëz

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 20:56

    Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, me rastin e shënimit të muajit kundër trafikimit me njerëz, ka njoftuar  se në disa komuna ka realizuar aktivitete vetëdijesuese për tematikën në fjalë.

    Në kuadër të aktiviteteve që kanë filluar nga data 18 tetor 2022 në ditën e BE-së kundër trafikimit me njerëz, Policia e Kosovës në bashkëpunim me MAShTI-n dhe DKA-në në komunat Prishtinë, Gjilan, Viti, Deqan dhe Mitrovicë e Veriut nën moton „ Mos Hesht“ – Parandalo trafikimin me njerëz, ka mbajtur tryeza si dhe ligjërata në shkolla të ndryshme ku pjesëmarrës ishin nxënësit, mësimdhënësit si dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme në Kosovë.

    Përveç ligjëratave, gjatë këtyre aktiviteteve janë shpërndarë materiale sensibilizuese si: fletore, çanta, lapsa, etj.

    Policia bën të ditur se do të vazhdojë të zhvillojë aktivitete të ngjashme në mënyrë që të ngritet vetëdija dhe të fuqizohet bashkëpunimi në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!