×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës situatën në veri po e monitoron edhe përmes dronëve

    Reporteri
    20 Shtator 2021 | 12:37

    Reagimin me protesta dhe bllokim të rrugëve nga ana e serbëve të veriut, policia e Kosovës përveç pranisë fizike atje, është duke e monitoruar edhe me anë të dronëve.


    Situata në veri të Kosovës është tensionuar pasi serbët lokalë dhe lidershipi i tyre atje kanë reaguar me protesta e barrikada duke kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës, që të aplikojë masë reciprociteti ndaj Serbisë, duke mos lejuar automjetet serbe që të hyjnë në territorin e Kosovës me targa të shtetit serb.

    Policia e Kosovës është vendosur me forca të shtuara të njësive të saj elite në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, për ta pasur situatën nën kontroll.

    Përveç pranisë fizike, e me mjete të blinduara, Policia e Kosovës është duke e monitoruar situatën edhe përmes dronëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Këtë vendim që po kundërshtohet nga serbët lokalë dhe lidershipi i tyre politik atje, qeveria e Kosovës po e arsyeton me masën e reciprocitetit, pasi Serbia prej kohësh i detyron qytetarët që drejtojnë automjete me targa të Republikës së Kosovës, që në momentin kur hyjnë në territorin e Serbisë, t’i largojnë ato, dhe në automjetet e tyre të vendosin targa të përkohshme që bartin simbole të shtetit serb. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!