×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës tregon sa para konfiskoi në aksionin “Call Center”

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 22:37

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksionin e sotëm në Prishtinë e Ferizaj në bashkëpunim me policinë e Gjermanisë, kundër shpërlarsjes së parave, ku cak ishin disa “call centers”.


    Policia njofton se bastisje janë kryer në dy lokacione në Prishtinë dhe katër lokacione në Ferizaj, ndërsa tregon se çfarë ka sekuestruar, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Policia e Kosovës, në bashkërendim me autoritetet kompetente dhe bazuar në urdhresen e gjykatës themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion kontrolli/bastisjeje në gjashtë (6), lokacione të ndryshme në qytetin e Prishtinës dhe Ferizajt.

    Operacioni i kontrollit është kryer në bashkëveprim të ngushtë ndërmjet zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe zyrtareve policor nga shteti i Gjermanisë.

    Operacioni i zhvilluar ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive materiale lidhur me vërtetimin e veprës penale “Pastrim i parave”, të cilën dyshohet ta kenë kryer persona të dyshuar të involvuar.

    Bastisjet janë kryer në qytetin e Prishtinës në (2) dy lokacione, ndërsa në qytetin e Ferizajt në (4) katër lokacione.

    Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar:

    63/foldera me dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie.

    Janë konfiskuar një numër i madhe i hard-disqeve të kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera elektronike të cilat ekspertët e fushës i kanë konsideruar të nevojshme për t’u ekzaminuar .

    Janë sekuestruar gjithësej edhe 6296,50 euro

    12/orë dore të llojeve të ndryshme si Armani, rolex, festina, fossil, svatsh, boss

    Një veturë e tipit Porshe

    Një mortor i tipit yamaha

    Me vendim të Prokurorit të prokurorisë speciale të dyshuarve u janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare biznesore dhe ato personale.

    Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë.

    Pasi të dyshuarit nuk janë gjendur në shtëpitë e tyre, janë urdhëruar që të paraqiten pranë autoriteteve për t’u intervistuar në ditët në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!