×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia Ekonomike aksion në Pejë, Klinë dhe Istog

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 10:40

    Policia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, aktualisht po zhvillon një aksion policor, me qëllim të arrestimit të disa zyrtarëve publikë, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe jo vetëm.


    Gazeta “Reporteri.net”, ka mësuar nga burimet brenda Prokurorisë se aksioni po zhvillohet në qytetin e Pejës, Klinës dhe Istogut, dhe lidhet me çështjet e ndërtimit.

    Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit, por ai nuk e ka hapur telefonin.

    Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Pejës, i kontaktuar nga Reporteri.net ka thënë se nuk kanë informata, dhe për aksione të tilla mund të flasin nga qendra.

    Kurse, Baki Kelani i kontaktuar nga Reporteri.net ka thënë se për këtë duhet drejtuar Prokurorisë së Shtetit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!