×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia fsheh denoncimin e drejtorit të Reporterit ndaj biznesmenit Kryeziu për kërcënimin e mbrëmshëm

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 11:13

    Biznesmeni Latif Kryeziu, pronari i “AL Petrol ShPK” (Shell Kosova), mbrëmë ka kërcënuar drejtorin e gazetës online “Reporteri”,  Bekim Kabashi dhe familjen e tij.


    Drejtori i Reporterit, Bekim Kabashi mbrëmë rreth orës 20:00 ka denoncuar rastin në polici, përkatësisht tek  Departamenti i Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës.

    Mirëpo, gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka tentuar të fshehë kërcënimin që është bërë ndaj Kabashit, duke mos e përfshirë fare rastin në raportin e tyre 24, orësh,  pavarësisht se ky  përbën kërcënim tejet të rrezikshëm për Kabashin dhe familjen e tij. Për më tepër denoncimi në Polici është bërë mbrëmë rreth orës 20:00.

    Kujtojmë se mbrëmë rreth orës 19:00, pronari i ‘AL Petrol’, Latif Kryeziu, i shoqëruar edhe nga një person tjetër kanë shkuar në shtëpinë e drejtorit të Gazetës Online ‘Reporteri’’, duke lënë një porosi tek prindërit e Kabashit. 

    “Bekimi ka vepru keq”, ka qenë porosia e biznesmenit Latif Kryeziut lënë për prindërit e Bekim Kabashit në shtëpinë e tyre në Rahovec.

    Disa minuta pasi ka qëndruar në shtëpinë e drejtorit Kabashi, Kryeziu i ka shkruar në telefon drejtorit të Reporterit, përmes Whatsapp-it, duke përdorur edhe aty gjuhë kërcënuese ndaj tij dhe gazetës Reporteri.

    “Mjer ju çka keni me përjetu”, i ka shkruar ai ndër tjera gazetarit Bekim Kabashi.

    Kërcënimi ka ndodhur  katër ditë pas publikimit të artikullit në Gazetën Online “Reporteri.net”, “Pikat e karburanteve SHELL Kosova nuk shesin derivate të gjigantit holandez ‘SHELL’“.

    Rastin e ka dënuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. AGK konsideron se ky rast është tejet serioz dhe përbën kërcënim të rrezikshëm për lirinë e medieve dhe integritetit fizik të gazetarëve.

    “Për më tepër, për AGK është tejet shqetësuese dhe e papranueshme përfshirja dhe presioni ndaj familjes së gazetarit, për ç’gjë duhet të merren ugjentisht organet e rendit dhe drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!