×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia gjatë tërë kohës në teren, kërkohet zbatim i masave antiCOVID

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 23:03

    Derisa virusi COVID-19 vazhdon të jetë aktiv në mesin tonë, Policia e Kosovës është duke vazhduar patrullimet e rregullta sa i përket kontrollimit të zbatimit të masave antiCOVID.


    Edhe sonte angazhimet e zyrtarëve policorë kanë vazhduar në çdo anë të vendit, për të shikuar nga afër zbatimin e këtyre masave.

    “Angazhimet e Policisë së Kosovës dhe akterëve tjerë në teren për zbatimin e masave dhe kufizimeve ndaj pandemisë COVID-19, po reflektojnë pozitivisht edhe në teren, referuar statistikave të rasteve të fundit të publikuara nga IKSHPK-ja”, u tha në njoftimin e PK-së.

    Gjithashtu u theksua se Policia e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar që bashkërisht të arrijmë të tejkalojmë sfidën me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të kaluara, Policia e Kosovës ka shqiptuar 719 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!