×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia i nxjerr autoblindat për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

    Reporteri
    29 Janar 2022 | 13:14

    Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë mobilizuar një orë para se të fillojë protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

    Policët janë vendosur  kryesisht para objektit të Qeverisë, pasi që organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se para këtij objekti do të mbahen fjalimet kryesore të protestës.

    Ndërkohë në disa pamje të publikuara nga kallxo.com shihet se policia e Kosovës është përgatitur  edhe me autoblinda dhe topa të ujit për protestën e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës.

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka bërë të ditur dje se protesta do të jetë paqësore.

    Ftesës së PSD-së, partitë politike në vend i janë përgjigjur negativisht mirëpo kanë thënë që e mbështesin.

    Kujtojmë që dje Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar komentet në lidhje me propozimin e saj për rritjen e çmimit të rrymës, mirëpo as Qeveria dhe as partitë opozitare nuk i kanë dërguar komentet e veta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!