×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje: Dy këmbësorë u goditën nga vetura në Prishtinë, dërgohen në QKUK

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 13:29

    Dy persona janë goditur nga një veturë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.


    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

    Krasniqi ka thënë se të dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar për në QKUK.

    “Në ora 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dy këmbësor/e. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë transportuar për në QKUK dy të lënduarit. Policia është duke bërë matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi për Reporterin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!