×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi një zyrtarë policor

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 19:01

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në të cilin u përfshi një makinë e Policisë dhe një makinë civile, shkruan Reporteri.net.


    Para pak minutash Reporteri. Net raportoi nga vendi i ngjarjes për një aksident në Veternik në të cilin u përfshi një makinë e Policisë e tipit “Shkoda Rapit” dhe një “Range Rover”.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë më këtë aksident ka pasur vetëm dëme materiale. Hoxha tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve Rajonale e Trafikut dh është duke kryer hetimet e nevojshme lidhur me rrethanat e aksidentit.

    “Më datën 28.10.2020 rreth orës 17:40 në rrugën Prishtinë-Ferizaj, në Veternik është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale, në mes të dy automjeteve në lëvizje. 1) Automjeti Renge Rover dhe 2) Automjeti Shkoda Rapit. Në vend të ngjarjes ka dal njësia hetimeve rajonale të trafikut dhe janë duke kryer hetimet e nevojshme lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera në aksident”, ka thënë Hoxha për Reporteri.net.

    Reporteri.net solli video nga vendi i ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!