×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për aksidentin në Mitrovicë ku humbi jetën 21-vjeçari

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 9:45

    Një person ka shkaktuar vetaksident në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ku si pasojë një pasagjer ka humbur jetën.


    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Zahiti ka bërë të ditur se vetaksidenti ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 02:00, ku sipas hetimeve dhe ekzaminimeve në vend të ngjarjes, dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin ndaj tij dhe ka dalë nga vetura.

    “Si pasojë e lëndimeve një nga pasagjerët, 21-vjeçar, ka vdekur.”, ka thënë Zahiti.

    “Aksidenti ka ndodhë pas mesnatës, rreth orës 02:00 në fshatin Zhabar. Sipas hetimeve dhe ekzaminimeve në vend të ngjarjes, dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin ndaj tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e lëndimeve një nga pasagjerët, 21-vjeçar, ka vdekë. Drejtuesi dhe një tjetër pasagjer, kanë marrë lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Drejtuesi i automjetit tashmë është në ndalim policor sipas prokurorit, ndërsa trupi i viktimës është dërgu në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Për shkak se nuk ka pasë më shumë se një veturë të përfshirë, vetura është vetëaksidentu.”, ka thënë Zahiti.

    Ai po ashtu ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit, me urdhër të prokurorit është në ndalim policor.

    Reporteri merr vesh se viktima është A.Sh i lindur në vitin 1999.

    Video nga vendi i ngjarjes: 

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!