×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për aksionin e PSD-së: Penguan policët në kryerjen e detyrës

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 9:46

    Pesë aktivistë të Partisë Socialdemokrate, bashkë me kreun e partisë, Dardan Molliqaj, janë arrestuar paraditen e së martës pas një aksioni që zhvilluan kundër konferencës së kryetares së Dhomave të Specializiuara, Ekaterina Trendafilova.


    Lidhur me arrestimin e tyre ka dhënë detaje Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Në raport thuhet se katër meshkuj dhe një femër pasi që kanë penguar zhvillimin e një aktiviteti dhe se gjatë kohës sa ka intervenuar policia, të njëjtit i kanë penguar policët në kryerjen e detyrës, me ç‘rast, policët kanë pësuar lëndime trupore.

    “Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 07.09.2021 – 10:10. Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë pasi që kanë penguar zhvillimin e një aktiviteti dhe se gjatë kohës sa ka intervenuar policia, të njëjtit i kanë penguar policët në kryerjen e detyrës, me ç ‘rast, policët kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

    Të dyshuarve dhe policëve iu është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

    Me vendim prokurorit i shtetit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!