×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për përleshjen në karantinën në Qendrën e Studentëve

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 0:17

    Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje për incidentin në Qendrën e Studentëve e cila tashmë është shndërruar në karantinë e ku po qëndrojnë qytetarë të cilët janë kthyer nga shtete të ndryshme


    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Kohen se përleshja ka ndodhur rreth orës 23:00 në konviktin numër 3 dhe 4.

    Sipas tij në përleshje kanë qenë të përfshirë disa persona.

    “Rreth orës 23:00, në Konviktin nr. 3, në katin tre dhe katër, ka pasur disa probleme me disa persona që janë vendosur në karantinë aty. Policia ka ndërmarrë masat e duhura lidhur me rastin”, ka thënë ai.

    Ndryshe, një përleshje fizike ka ndodhur, para pak minutash, në Qendrën e Studentëve, atje ku janë të strehuar qytetarët të cilët janë kthyer nga shtete të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!