×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për therjen e tre nxënësve me thikë në Prishtinë

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 10:24

    Tre nxënës të shkollës së mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë “Abdyl Frashëri” dje janë shtrirë në QKUK, pasi janë therur më thikë brenda këtij institucioni.


    Dy nga këta tre nxënës janë liruar nga spitali, ndërsa njëri nga ata i është nënshtruar një operacioni prej 3 orësh.

    Policia përmes raportit 24-orësh, ka treguar për rastin në fjalë, të cilin e ka cilësuar si vrasje në tentativë dhe lëndim i lehtë trupor.

    “Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka sulmuar fizikisht me thikë tri viktima meshkuj K/Shqiptarë duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!