×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmë për kapjen e 46 vjeçarit, dyshohet për vrasjen e një personi

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 14:31

    Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për vrasje, Bujar Demajt.


    Përmes një komunikate për media ata kanë dhënë detajet për Demajn, i cili është i kërkuar për veprën penale “vrasje e rëndë”.

    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    Personi i kërkuar është:

    BUJAR (Qerim) DEMAJ i lindur me 24.03.1973 në fshatin Papaj Tropojë – Shqipëri.

    I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

    1- (një) rast për veprën penale “VRASJE E RËNDË”

    I pandehuri ka fletëarrest ndëkombëtar ta shpallur nga data 30.04.2014

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    192 dhe 080019999 (pa pagesë)

    039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

    E-mail adresa: info@kosovopolice.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!