×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmë për ta gjetur 44-vjeçarin në Podujevë

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 21:40

    Policia e Kosovës ka njoftuar se tash e një javë një person i moshës 44 vjeç është raportuar i zhdukur.


    Policia që nga data 16 maj nuk ka pasur asnjë rezultat në zbardhjen e rastit.

    Ata gjithashtu kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të zbardhur këtë rast.

    “Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ky është njoftimi i Policisë:

    Ju njoftojmë se më datë 16.05.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

    Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve.

    Bëhet fjalë për Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën 19 Qershori në Podujevë.

    Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!