×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfiskon 270 kilogramë mish pule, në veturen me targa të Serbisë

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 10:02

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë, në të cilën janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme: 270 kg mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare.


    Ky rast ka ndodhur në fshatin Rogoçicë të Kameincës, ndërsa në konsultim me prokurorin mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar, kurse i dyshuari është liruar.

    Njoftimi i policisë:

    “KONTRABANDIM ME MALLRA

    Fsh. Rogoqicë. Kamenicë, 28.09.2020-0:15. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se kishte pas të ngarkuara mallra të ndryshme: 270 kg mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare. Në konsultim me prokurorin mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, i dyshuari është liruar.”, njofton Policia e Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!