×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia largon lëndën e dyshuar shpërthyese nga autobusi në Llapushnik

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 22:02

    Policia e Kosovës ka kryer një intervenim sot në Llapushnik të Drenasit, përmes të cilit ka arritur të largojë lëndën e dyshuar shpërthyese nga një autobus.


    Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

    Në koordimin me prokurorin, policia e ka iniciuar rastin “shkaktim i rrezikutë të përgjithshëm” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

    Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga Policia e Kosovës:

    “Në ora 19:51, njësitet policore që kanë qenë të përfshira në rastin në Llapushnik kanë përfunduar ekzaminimet në vend-ngjarje.

    Njësia për trajtim të materieve shpërthyese e PK-së, ka arritur të largojë nga autobusi një sasi lënde që dyshohet të jetë shpërthyese. Në koordinim me prokurorin është inicuar rasti ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘ mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’. Njësitet e hetuesisë më pas do të merren me hetimet për të ndriçuar këtë rast”, njofton Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!