×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia me autoblinda shkatërron barrikadat: “Fluturojnë” veturat e kamionat

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 12:22

    Policia e Kosovës gjatë kryerjes së operacionit të sotëm në veri, në disa vende ka hasur në rezistencë, madje edhe me barrikada.


    Por nga pamjet e siguruara nga Zubin Potoku, shihet se Policia demolon këto barrikada duke përplasur kamionët e veturat që ishin vendosur në rrugë, shkruan Reporteri.net.

    Shihet se serbët e Zubin Potokut kishin rezistuar në operacionin kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, duke detyruar kështu Policinë që të veprojë.

    Ndërkohë, lidhur me reagimet e Policisë ka alarmuar shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke thënë se “serbët po rrahen dhe lidhen si kafshë”.

    Një gjë të tillë e kishin mohuar autoritetet kosovare, duke bërë të ditur se aksioni ishte drejtuar vetëm ndaj të dyshuarve.

    Ndryshe, deri tani janë arrestuar mbi 20 persona në disa lokacione, duke përfshirë veriun, rajonin e Drenicës dhe kufirin me Shqipërinë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!