×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ndalon kontrabandimin e 1,634 pakove të çajit për dobësim në vlerë prej 44 mijë eurosh

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 10:23

    Policia e Kosovës ka ndaluar kontrabandimin e 1,634 pakove të çajit për dobësim, mall ky që po kontrabandohej nga fshati Tanushë i Maqedonisë së Veriut, për në fshatin Debëlldeh të Kosovës, mbrëmjen e së enjtes, njofton Gazeta Online Reporteri.net.

    Malli i kontrabanduar po bartej nga një automjet me targa vendore, ndërkohë që pas sinjalizimit të policisë, personi i dyshuar ka tentuar që të kthehet mbrapa në drejtimin nga fshati Debëlldeh –Tanushë.

    Pasi policia arriti të ndaloj automjetin, gjatë kontrollit kanë gjetur të ngarkuar çaj për dobësim 1,584 pako të një firme dhe 50 pako çaj të një firme tjetër, e që në total janë gjetur 1,634 pako, ku vlera e përgjithshme e mallit sipas çmimit të tregut është mbi 44,000 euro, për të cilat i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument përkatës mbi prejardhjen e tyre.

    I dyshuari me inicialet I.B., është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa malli është dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!