×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ndërmerr masa pas rritjes së numrit të grabitjeve

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 9:13

    Pas shpeshtimit të vjedhjeve nëpër biznese, Policia e Kosovës ka shtuar intensitetin e patrullimit të saj në Prizren.

    Kësisoj, pjesëtarë të Policisë po patrullojnë rreth shkollave fillore në qytet, në qendra tregtare e nëpër biznese.

    Këtë e kanë bërë të ditur vet Policia me anë të një komunikate për media.

    “Njësia e Komunitetit ne stacionin policor ne Prizren është duke patrulluar rreth shkollave fillore në qytet dhe lagje. Gjithashtu patrullimi po vazhdon në sheshe, qendra tregtare, tregu i gjelbër dhe tregu i mallrave. Njësia e komunitetit ka një raport te mire me bizneset e sidomos me argjendaritë me të cilët komunikimi është i vazhdueshëm me qëllim parandalimin e veprave penale të vjedhjeve dhe grabitjeve”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    “Por kontakti gjatë patrullimit vazhdon edhe me institucionet tjera e sidomos me qendrat e mjekësisë familjare dhe barnatoreve. Policia është në kontakt të përhershëm edhe me trafikun urban e në veçanti me stacionin e autobusëve dhe taxit-e që operojnë në Prizren”, thuhet tutje në komunikatë.

    Takime dhe aktivitete parashihen të jenë te vazhdueshme, duke u bazuar në praktikat me të mira policore në bashkëpunim me komunitetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!