×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia përgënjeshtron mërgimtarin, nuk iu vodh vetura luksoze

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 16:02

    Një qytetar ka njoftuar se sot gjatë ditës i është vjedhur vetura e tij luksoze në qendër të Prishtinës. Por duket se ajo ishte një shaka e tij që është përgënjeshtruar menjëherë nga Policia e Kosovës.


    Qytetari ka shkruar në grupin Network Prishtina dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e veturës së tij Mercedes-Benz G-Class.

    Por Policia e Kosovës, e ka përgënjeshtruar këtë qytetar.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë për Reporteri.net nuk kemi të bëjmë me një vjedhje.

    “Informacionet që ka policia flasin që nuk ka të bëj me vjedhje, porse një person i njohur i denoncuesit e ka marrë veturën përderisa ky pretendon se nuk e ka ditur”, tha Borovci.

    Ai kishte shkru se vetura ka qenë e parkuar pas restorantit “Rings” që gjendet në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Kosovës.

    Madje ai kishte lënë edhe numrat e kontaktit për ata që e kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e veturës. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!