×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia po kërkon një vajzë nga Kosova, dyshohet se ishte me rrëmbyesin e 3 vjeçares Madeleine, e zhdukur më 2007

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 9:30

    Policia po kërkon një vajzë nga Kosova, e cila dyshohet të ketë qenë me rrëmbyesin e  tre vjeçares britanike, Madeleine McCain, e zhdukur qysh në vitin 2007 në Portugali.


    Tabloidi britanik Daily Mail sot shkruan se besohet se një vajzë nga Kosova ishte në shtëpi me rrëmbyesin në qytetin Praia de Luz në Portugali, kur Madeleine McCain, e cila ishte me pushime me prindërit e saj në atë vend, u zhduk nga hoteli, transmeton Reporteri.

    Policia po shpreson të gjejë ish të dashurën e personit të dyshuar për rrëmbimin e 3 vjeçares, e cila po ashtu dyshohet të ketë qenë e mitur në atë kohë dhe fjala është për vajzë nga Kosova, sipas Daily Mail.

    Madeline u zhduk në 3 maj 2007, ndërsa prindërit e saj ishin në një bar aty pranë hotelit.

    Dje, prokurori gjerman nga Braunschweig, Hans Christian Walters, njoftoi se vajza sipas të gjitha gjasave është e vdekur.

    Ai tha se një shtetas gjerman 43-vjeçar po hetohet nën dyshimet për vrasje. /Reporteri.net

    I dyshuari, i cili është identifikuar si Christian B në mediat gjermane, aktualisht po vuan dënimin me burg.

    Besohet se ai ishte në zonën ku Madeline u pa për herë të fundit gjatë pushimeve të saj verore në Portugali. Ai jetoi në Algarve midis viteve 1995 dhe 2007, vodhi hotele dhe shiste drogë, tha policia gjermane.

    Policia tha gjithashtu se ai ishte dënuar disa herë për krime seksuale ndaj vajzave dhe se po vuante një dënim të gjatë me burg.

    Zhdukja e Madeleine McCain nisi një kërkim ndërkombëtar gjersa rasti i saj është i njohur në të gjithë botën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!