Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka pranuar donacion me pajisje për punë policore në teren nga ambasada e Britanisë.
Nga PK-ja, janë shprehur mirënjohës dhe falënderues për trajnimet dhe donacionet e ofruara të cilat kanë ndikuar në rritjen e profesionalizimit dhe punës.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Kufi me datë 24.01.2025 ka pranuar një donacion nga Ambasada e Britanisë i cili përmban pajisje për punë policore në teren si në vijim:
· 1 (një) pajisje e zbulimit (Skaner X-ray) në vlerë 37,749.00€,
· 2 (dy) detektor për kontrabandë (Buster) në vlerë 4,963.75€,
· 68 bateri dore ndriquese,
· 75 zmadhues për dokumente,
· 280 copë bateri 1.5 volt për zmadhues të dokumenteve, dhe
· 100 zmadhues për dokumente.
Me këtë rast gjatë pranimit të këtij donacioni drejtori i departamentit për kufi ka falënderuar përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe e cila ka mbështetur Policinë e Kosovës në vazhdimësi, duke siguruar pajisje elektronike të sofistikuara si dhe ka organizuar trajnime mbi përdorimin e këtyre pajisjeve.
Policia e Kosovës është mirënjohëse dhe falënderuese për trajnimet dhe donacionet e ofruara të cilat kanë ndikuar në rritjen e profesionalizmit dhe punës sa më efikase të Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.