×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia realizon planin për parandalimin e përhapjes së COVID-19

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 23:41

    Policia e Kosovës edhe në këtë ditë vikendi ka vazhduar realizimin e planeve konkrete që i janë dedikuar sigurisë së përgjithshme dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë.


    Sipas Policisë, janë duke u implementuar plane operative, përfshirë planin për ofrimin e sigurisë gjatë festës së 1 Majit, planin operativ për parandalimin e incidenteve kriminale në kryeqytet dhe në “Rrugën B” në Prishtinë, si dhe vazhdimi i aktiviteteve të përbashkëta në nivel vendi me inspektorët e AUV, për zbatimin e masave anti-COVID.

    “Vetëm duke respektuar masat anti-COVID mund të arrihet parandalimi i përhapjes së pandemisë, andaj të kontribojmë të gjithë së bashku në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!