×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia rrethon objektin e Qeverisë dhe Kuvendit, pak minuta para se të fillojë protesta e Vetëvendosjes

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 16:12

    Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Qeverisë dhe të Kuvendit pak minuta para se të nisë “test protesta” e paralajmëruar në ora 17:00.


    Një numër policësh janë vendosur në sheshin “Skenderbeu” para  ndërtesës së Qeverisë dhe asaj të Kuvendit, shkruan Reporteri.

    Ndërkohë, aty vërehen edhe disa pjesëtarë të KFOR-it.

    Prova për protestë pritet që të fillojë nga ora 17:00 dhe të realizohet deri në orën 19:00. Ajo do të mbahet në tri sheshe të Prishtinës: Në sheshin “Skënderbeu”, në sheshin “Ibrahim Rugova”, si dhe në sheshin “Adem Jashari”. Këto sheshe i kufizojnë godinat e institucioneve qendrore: Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë.

    Ndryshe, edhe më herët në sheshet e Prishtinës janë organizuar ‘prova për protesta’, por me një numër më të vogël të pjesëmarrësve. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!