×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia sekuestron armën e djalit të Bali Muharremajt dhe dy të tjerëve

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 16:12

    Ditë më parë Gazeta Online Reporteri.net, ka publikuar një video ku shihen tre të rinjë duke festuar me armë në natën e ndërrimit të viteve. Në mesin e këtyre personave ishte edhe Gjelbrim Muharremaj, djali i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj.

    Muharremaj shihet në video duke shtënë në ajër me armë bashkë me dy persona të tjerë.

    Policia pas pamjeve të publikuara nga Reporteri.net, ka marrë veprime duke iniciuar rast për “Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, ndërsa ka arritur të identifikoi tre të dyshuarit në mesin e tyre edhe të djalin e Muharremajt.

    Policia ka bërë të ditur se sektori i hetimeve në Suharekë ka zhvilluar hetime dhe ka arritur ti identifikoj te dyshuarit: Gj.M., i datëlindjes 1998, G.M., i datëlindjes 1996 dhe A.M., i datëlindjes 1995.

    Sipas policisë, armët e përdorura që shihen në video ishin pistoleta me gaz dhe të njejtat janë sekuestruar.

    “Hetuesit e stacionit policor në Suharekë, duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm i identifikojnë të dyshimtit dhe nga i dyshuari nr.2 i cili kishte komunikuar përmes telefonit me te dyshuarin nr.3 i cili ka njoftuar se te tre armët e zjarrit (Pistoletat me gaz) gjenden në objektin e zdrukthëtarisë pronë e të dyshuarit nr. 2.Hetuesit policor ka dal ne vendin e ngjarjes në fsh Gjinoc,të Suharekës dhe në një aneks te objektit ka gjetur dhe konfiskuar tre armë ( Pistoletë me gaz) në cilsin e provave materiale: Pistolet tip Zoraki 917 pa nr serik kal.9mm dhe një karikator. Pistoletë tip Ekol special 99 Rev II me nr serik EUR 12-20120015 kal.9mm dhe një karikator.  Pistoletë tip Zoraki 917 pa nr serik kal.9mm dhe një karikator”, ka bërë të ditur policia.

    Armët e sekuestruara

    Bëhet e ditur se prokurori i rastit për krime te rënda ka sugjeruar që rasti të shkon ne procedurë te rregullt, ndërsa po vazhdojnë hetimet në lidhe me këtë rast. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!