×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shpall në kërkim dy persona, kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e tyre

    Reporteri
    15 Korrik 2024 | 19:52

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona, si të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, në rrugën Evlia Qelebiu në Mitrovicë, ku një një person është plagosur me armë zjarri. Personat në kërkim janë Fitim dhe Arian Xhema.

    Policia ka publikuar fotografitë e tyre me shënime të tjera dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

    Personat e kërkuar  janë të dyshuar se kanë veprën penale vrasje në tentativë me datë 10.07.2024 në rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë, ku në këtë rast një person është plagosur me armë zjarri.  Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personat në kërkim apo vendndodhjen e  tyre, të lajmëroj Policinë e Kosovës . Informacione për personat në kërkim, mund të dërgohen në  Nënstacionin/Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.”, thuhet në kërkesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!