×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia sot del në rrugë, dënime të mëdha për ata që nuk i respektojnë rregullat

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 7:59

    Qeveria e Kosovës mori vendime të reja në lidhje me parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID-19.


    Policia e Kosovës nga sot do të nisë shqiptimin e gjobave për qytetarët që nuk respektojnë masat e dala nga Qeveria e Kosovës kundër koronavirusit.

    Është paralajmëruar se dënimet do të jenë të mëdha.

    Ato shkojnë nga 2 deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.

    Këto janë të gjitha vendimet:

    • Bartja e maskave mbrojtëse është obligative

    • Mbajta e distancës prej 2 m obligative

    • Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme

    • Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri 21:00)

    • Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave jashtë shtëpive (Qarkullimi lejohet për raste urgjente shëndetësore)

    • Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private

    • Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura

    • Të gjitha Qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00 duke respektuar në tërësi Manulin për mbrojtje nga COVID-19

    • Pezullohen puna në tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve

    • Pezullohen ceremonitë fetare në Institucionet fetare në RKS

    • Ndalohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme

    • Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal

    • Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!