×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia sulmohet me sopatë e çekan në Fushë Kosovë, një zyrtar nxjerr armën dhe plagos hajnin

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 11:51

    Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka plagosur personin me inicialet A. M, mashkull, 25 vjeç i cili po kryente vjedhje në një lokal në Fushë Kosovë ndërsa një person tjetër ka rritur të arratiset, shkruan Reporteri.net


    Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, ku është thënë se dy personat e dyshuar në përpjekje për t’ju shmangur arrestit, kanë filluar të sulmojnë zyrtarët policor me mjete të rrezikshme ‘sopat dhe çekan’ dhe për t’ju shmangur rrezikut, njëri nga zyrtarët policor është detyruar që në vetëmbrojtje, të përdor armën zyrtare.

    Siç njofton policia rasti ka ndodhur sot rreth orës 02:30, ku pasi kanë marrë informacionin për një rast vjedhje në progres, në një lokal, në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në flagrancë ka hasur dy persona të dyshuar, të cilët ishin futur në lokal dhe po kryenin një vjedhje.

    ”Të plagosurit A.M. fillimisht, nga policët, i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe pastaj është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që i dyshuari tjetër i njohur për policinë ka arrit, që të largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatën e policisë.

    Policia njofton se organet e drejtësisë janë duke ndërrmarrë të gjitha veprimet dhe zgjeruar rrethi i hetimit edhe për  disa raste të tjera për të cilat ekziston dyshimi i arsyeshëm se personat e njëjtë mund të jenë të implikuar.

    ”Aktualisht nga policia në bashkëpunim me organet e drejtësisë, po ndërmerren  të gjitha veprimet e nevojshme policore rreth këtij rasti, njëkohësisht është zgjeruar rrethi i hetimit edhe për  disa raste të tjera për të cilat ekziston dyshimi i arsyeshëm se personat e njëjtë mund të jenë të implikuar”, thuhet në Komunikatën e Policisë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!