×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia vazhdon kontrollet në parandalimin e përhapjes së COVID-19

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 23:47

    Policia e Kosovës po vazhdon me kontrolle pas orës 22:30 ku edhe nis kufizimi i lëvizjes për qytetarët për të parandaluar kështu përhapjen e COVID-19.


    Në një kumtesë nga Policia thuhet se vazhdojnë patrullimet për të ofruar siguri dhe respektim të masave antiCOVID.

    Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

    Zyrtarët policorë po patrullojnë për të ofruar siguri dhe respektim të masave antiCovid

    Zyrtarë policorë gjithandej po patrullojnë për të ofruar rend dhe siguri publike, por edhe për të zbatuar vendimet e institucioneve në drejtim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.

    Patrullimet po realizohen pos në hapësira të hapura edhe në kontrollim të bizneseve e automjeteve. Patrullat policore në disa raste e vende po shoqërohen nga inspektorë kompetentë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!