×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia vazhdon me mbikëqyrjen e zbatimit të masave anti-Covid

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 23:41

    Policia e Kosovës po vazhdon me mbikëqyrjen e zbatimit të masave të Qeverisë kundër përhapjes së coronavirusit.


    Policia po vazhdon me patrullime të shtuara në të gjithë vendin me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së pronës, mbikëqyrjes së trafikut rrugor, parandalimin e akteve antiligjore përfshirë edhe realizimin e masave që vazhdojnë të jenë në fuqi për të parandaluar përhapjen e pandemisë, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Policia e palodhur në shërbim të qytetarëve

    Patrulla policore po vazhdojnë patrullime të shtuara në tërë vendin me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së pronës, mbikëqyrjes së trafikut rrugor, parandalimin e akteve antiligjore përfshirë edhe realizimin e masave që vazhdojnë të jenë në fuqi për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

    Patrullimet e policisë në disa raste po mbështeten me inspektorë kompetentë me qëllim që veprimet ndaj bizneseve të jenë sa më profesionale dhe të trajtohen nga kompetentët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!