×
  • Lajme
  • Lajme

    Portali i afërt me LDK-në: Dyshohet se aksioni në Karaçevë u komprometua

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 21:37

    Portali në pronësi të ish-këshilltarit të kreut të LDK-së Isa Mustafa, Besnik Berisha, raporton se ka dyshime se operacioni i sotëm i Policisë së Kosovës në Karaçevë u komprometua.


    Këtë, portali ‘Sinjali’ e ka raportuar me burime.

    Ndryshe, në fshatin kufitar me Serbinë, Karaçevë, është duke vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar i nisur pak para orës 21:00.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’, ka mësuar se gjatë aksionit që nisi pak minuta më parë, deri tani janë arrestuar disa persona.

    Në Karaçevë po qëndrojnë edhe njësia elitare FIT, arrestohen disa persona për krim të organizuar

    Aksioni është duke vazhduar dhe përveç Njësisë Speciale në aksion janë të përfshirë edhe njësia elitë FIT, shkruan Reporteri.net.

    Cak i këtij aksioni janë kazinotë ilegale që operojnë tash e sa kohë në këtë zonë kufitare, që njihet për krim të organizuar, kontrabandë e prostitucion.

    Aksioni nisi derisa në Kuvend të Kosovës po diskutohej pikërisht ky problem. Ministri i Punëve të Brendshme, që vjen nga LDK-ja, Agim Veliu në seancën premtoi pikërisht mbylljen e kazinove në Karaçevë.

    Veliu në këtë seancë ka thënë se për mbylljen e kazionve në Karaçevë ka kërkuar që të ndërmerret një aksion në muajin shkurt por se këtë nuk e ka përkrahur Albin Kurti. /Reporteri.net/.

    EKSKLUZIVE: Policia e Kosovës aksion në Karaçevë, cak krimi i organizuar në këtë zonë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!