×
  • Lajme
  • Lajme

    Pos Kurtit e Osmanit, Escobar nesër në mëngjes i shkon në zyrë edhe Kryeparlamentarit Konjufca

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 21:21

    I dërguari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta takojë nesër të parin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

    Në njoftimin për media, bëhet e ditur se ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 10:20, transmeton Reporteri.net.

    “Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, z. Gabriel Escobar” thuhet në njoftim.

    Para se të shkojë te Konjufca, Escobar fillimisht do të zhvillojë një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

    Në agjendën zyrtare të cilën e ka bërë publike Presidenca, takimi i Osmanit me Escobarit do të nisë në ora 09:00, derisa një orë më vonë pritet që të dy të deklarohen për media.

    Publikohet agjenda: Osmani takon Escobarin nesër herët në mëngjes

    Vizitën e tij në Prishtinë, Escobar do ta finalizojë me kryeministrin Albin Kurti.

    Kryeministri Kurti, do ta presë emisarin amerikan në zyrë të tij në ora 11:00.

    Në komunikatën e Kryeministrisë, nuk përmendet se Kurti dhe Escobar do të deklarohen për media.

    Ndërkaq, mbrëmjen e së enjtes, emisari i ShBA-ve, Gabriel Escobar, zhvilloi një darkë me opozitën, nisur nga fakti se dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, kanë shprehur rezerva lidhur me propozimin evropian.

    Në këtë darkë, që u mbajt në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, prezentë ishin Memli Krasniqi nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK, dhe Ardian Gjini nga AAK, i cili e zëvendësoi liderin Haradinaj pasi ky i fundit gjendet jashtë shtetit.

    Përfundon darka e Escobarit me opozitën, nuk ka deklarime për media

    Escobar dje dhe sot qëndroi në Serbi, ku paraditen e së enjtes në konferencë për media foli edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, teksa tha se nuk pret marrëveshje, por që ajo përfundimtare do të ndodhë brenda vitit.

    I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor tha se marrëveshja që tashmë ndodhet në tavolinë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara.

    Ndërsa, fakt si fakt të kryer e cilësoi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se asociacioni do të bëhet, por çështja është se sa shpejt do të ndodhë kjo dhe cili model do të aplikohet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!