×
  • Lajme
  • Lajme

    Pozhari me një shqisë të gjashtë telepatie, lexon mendimet e Daçiç’it kur u nënshkrua Marrëveshja për Asociacionin

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 10:55
    Analisti politik, Xhevdet Pozhari

    Analisti politik analiza e të cilit është në përputhje pothuajse të çdohershme me narracionin e pushtetit, përkatësisht me Lëvizjen Vetëvendosje, Xhevdet Pozhari, ka dalur me një shkrim të çuditshëm, përmes të cilit ai supozon të godasë ish-Presidentin Hashim Thaçin, për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Pozhari, duke dashur të ilustrojë këtë ngjarje të vitit 2013, përmes personifikimit të mendimeve të ish-kryeministrit serb, Ivica Daçiç, në nënshkrim të marrëveshjes, supozon se fytyra e Daçiçit flet vet. “O s’je t’u e ditë çka i bone vetes e Kosovës”, pandeh analisti se “thotë fytyra” e Daçiç përballë Thaçit.

    Përveç kësaj, Pozhari shkruan se Hashim Thaçi është asgjë më shumë se refleksion i “kapacitetit intelektual” të votuesve të vet, përmes një shkrimi hiç intelektual e të thurrur në emocionet paragjykuese të “kapacitetit intelektual” të lexuesve të vet.

    Paradoksalisht fjalia e Pozharit s’e kalon as veten.

    Shkrimi i plotë i Pozharit:

    Viti 2013, pamje nga nënshkrimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ish kryeministrit Thaçi ia paskan dhënë dy stilografa për rast sigurie nëse njëri harxhohet.

    Ndërsa fytyra e Daçiçit flet vet – o s’je t’u e ditë çka i bone vetes dhe Kosovës!

    Hajde fansa të Thaçi, ma gjallë, ma gjallë! Nisjani me komente: hoshim thouqi usht llegendagjall o spihun srrrbije.

    Edhe ashtu, Thaçi nuk ka qenë asgjë më pak e as më shumë sesa refleksion i kapacitetit tuaj “intelektual”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!