×
  • Lajme
  • Lajme

    Pranë shtatores së Car Llazarit, me flamuj serbë dhe rusë – kështu festojnë maturantët në Mitrovicën e Veriut

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 11:30

    Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike në Mitrovicën Veriore sot po festojnë përfundimin e shkollës së mesme.


    Për të shënuar përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm në jetën e tyre, ata  parakaluan nëpër rrugët kryesore të qytetit, të mbështjellë me flamuj rusë dhe serbë, transmeton Reporteri.net.

    Ata  për pak çaste qëndruan edhe pranë monumentit të princ Llazarit në qendër të Mitrovicës dhe më pas shkuan  drejt urës kryesore që ndan veriun nga pjesa jugore e Mitrovicës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!