×
  • Lajme
  • Lajme

    Morën 60 mijë euro e nuk realizuan fluturimet, dy të arrestuar në Prishtinë për mashtrim me bileta

    Reporteri
    29 Tetor 2022 | 9:08

    Dy persona janë arrestuar për mashtrim, pasi dyshohen se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth 60 mijë euro gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, e të cilat fluturime nuk janë realizuar.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në vitet 2021 dhe 2022, në Prishtinë.

    Tutje në raport bëhet e ditur se të dyshuarve u janë sekuestruar 35 mijë CHF të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’

    “Në lidhje me rastin me 28.10.2022 janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth gjashtëdhjetë mijë (60,000.00) € gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, të cilat fluturime nuk janë realizuar. Të dyshuarve u janë sekuestruar tridhjetë e pesë mijë (35,000.00) CHF të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’ “, thuhet në raport.

    Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!