×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca: Florian Qehaja nuk është propozuar për shef të AKI-së

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 17:18

    Presidenca e Republikës së Kosovës e ka mohuar raportimet se Florian Qehaja është propozuar nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani për shef të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.


    Këshillëtari për media i Osmanit, Bekim Kupina ka thënë se ky është lajm i pavërtetë.

    “Lajmi se z. Florian Qehaja është propozuar nga u.d. Presidentja për shef të AKI-së, është i pavërtetë”, ka shkruar ai.

    AKI është ende me ushtrues detyre pas shkarkimit të ish-shefit të këtij institucioni Kreshnik Gashi nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!